Dhoma Serbe e Tregtisë: Pas heqjes së taksës, e kemi rikthyer 58% të tregut në Kosovë

Date:

Kompanitë serbe në gjashtë mujorin e parë të vitit 2020 kanë eksportuar mallra në Kosovë në vlerë prej 95 milionë eurove, pasi kanë arritur që të rikthejnë 58 % të tregut të cilin e kishin humbur pas vendosjes së taksës 100 % në vitin 2018.

Këto statistika janë dhënë nga Dhoma Serbe e Tregtisë. Gjatë kohës sa Kosova kishte vendosur taksën 100 %, Serbia kishte humbur miliona euro meqë tarifa ia kishte bllokuar plotësisht tregun në Kosovë.

Taksën 100 % e kishte vendosur Ramush Haradinaj në nëntor të vitit 2018, derisa në vitin 2020 Albin Kurti kishte bërë disa lëvizje, duke e hequr pjesërisht e duke e zëvendësuar me reciprocitet.

Ndërkohë Avdullah Hoti si kryeministër kishte vendosur që të shfuqizonte të gjithë masat e reciprocitetit pas kërkesave të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...