Start Lajme Lugina Digjet në Vranjë makineria e kompanisë “Saba Bellça”

Digjet në Vranjë makineria e kompanisë “Saba Bellça”

0

Mbrëmë në Vranjë, rrespektivisht në placin e ndërmarrjes publike “Vodovod” i është vënë zjarri makinës “finisher” me vlerë afro 100 mijë eurove, pronë e kompanisë “Saba Bellça” nga Presheva. Sipas njëri nga pronarët e kompanisë “Saba Bellça”, Etem Etemi, ngjarja ka ndodhur rrethn orës 02:00 të mesnatës, ndërsa roja e firmës dhe policia, na kanë njoftuar pas orës 08:00 të mëngjesit. “ Gjatë natës së mbrëmshme qëllimisht n’a është djegur makineria ‘finisher’ e cila ishte parkuar në oborrin e ‘Vodovodit’. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mesnatës, ndërsa roja dhe policia n’a kanë njoftuar rreth orës 08:00 të mëngjesit, gjë që shton dyshimin tonë. Kjo është hera e pestë me rradhë, që kompanisë tonë, i shkaktohen dëme të qëllimshme” – deklaroi Etemi. Ai më tej deklaroi se “Shteti i dinë autorët, por qëllimisht i mshef ata” – përfundoi Etem Etemi, pronar i kompanisë “Saba Bellça” nga Presheva.
Në oborrin e ndërmarrjes “Vodovod”, kishte të parkuar edhe makineri të tjera, ndërsa flaka ju dha vetëm makinerisë të “Saba Bellça” nga Presheva./www.rtvpresheva.com/

Keine Kommentare

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Exit mobile version