Start Lajme Lugina Organizata Informohu mbajti ekspozitën e veshjeve tradicionale të tri komuniteteve që jetojnë...

Organizata Informohu mbajti ekspozitën e veshjeve tradicionale të tri komuniteteve që jetojnë në një mjedis të përbashkët(komuniteti Romë,Serb,Shqiptar)

0

Më 30 janar 2026, organizata “Informohu” me seli në Preshevë mbajti ekspozitën e veshjeve tradicionale të tri komuniteteve që jetojnë në një mjedis të përbashkët(komuniteti Romë,Serb,Shqiptar).

Ky aktivitet u mirëprit shumë nga të gjitha komunitetet dhe u vlerësua si një urë lidhëse mes tyre.
Tubimin e hapi kryetari i organizatës, Fatlum Osmani, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit dhe shpalli të hapur ekspozitën, duke shprehur mirënjohje të veçantë për Ministrin për Pajtimin, Bashkëpunimin Rajonal dhe Stabilitet Shoqëror, z. Usame Zukorlić, për mbështetjen e dhënë.
Më pas, fjalën e mori përfaqësuesi i komunitetit rom në Preshevë, z. Safet Osmanoviq, i cili falënderoi organizatorin dhe financuesin për realizimin e këtij projekti të qëlluar. Ai theksoi në veçanti se ishte hera e parë që në Komunën e Preshevës u jepej hapësirë romëve të flisnin në gjuhën rome, në prani të komuniteteve të tjera.
Pas tij, për një përshkrim sociologjik të situatës, u ftua sociologu Shkëlzen Limani, i cili potencoi se këto komunitete kanë jetuar gjithmonë në harmoni të plotë.
Në fund, recituesja nga Bujanoci, Ajana Ebibi, interpretoi një vjershë kushtuar kombit shqiptar.

Keine Kommentare

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Exit mobile version