Dr Skender Destani apelon te nënat e reja të lindin në maternitetin e Preshevës

Date:

Lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani, përveç karrieres së bujshme politike ai është edhe pediatër i njohur jo vetëm në Preshevë por edhe më gjërë. Duke e njohur si njeri human dhe i cili një kohë të gjatë u angazhua në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Preshevës, ai sot në profilin e ti në facebook publikoi foto me një foshnje të posalindur në maternitetin e Preshevës, ku në postimin e ti nuk mundi të fsheh emocionet dhe gëzimin për ardhjen në jetë të dy foshnjeve në 24 orët e fundit. Dr Skender Destani gjithashtu apelon te nënat e reja që të lindin në maternitetin e Preshevës.
Ky është postimi i plotë i Dr Skender Destanit:
“Sot mbrenda 24 oreve ne lindoren preshevare me ndihmen e ekipit te mrekullueshem te mjekeve dhe mamive erdhen ne jete dy te posalindur preshevar.Ne kete lindore jane kushtet fenomenale dhe ekipi mjeksor i specializuar, andaj ftojme motrat e bijat tone qe lindjet ti bejne ne kete lindore e mos te bredhin lindoreve jashte Presheves se mendoj une nuk keni nevojë te harxhoni kohen tuaj te cmuar dhe mjetet materiale pa nevoje.Ju presim ne lindoren e sh.sh.ne Presheve!”/www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...