Drejtues të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë pritur sot zyrtarisht kryetarin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Reis ul ulema Sulejman efendi Rexhepi. Perspektiva e bashkësisë islame nuk duhet të cenohet në Luginë të Preshevës pa marrë parasysh se në cilën ombrellë politike veprojnë. Feja çdo herë ka qenë e ndarë nga pushteti e shteti e që kanë pasur veprimin e vetë mbinacional e autokton, tha kështu për rtvpresheva.com
në fjalën përshëndetëse efendi Rexhepi. Sipas tijë përkundër tentativa të herë pas hershme të pushtetetve që kanë tentuar të përzihen në fe çdo herë është potencuar se është bërë veprim antikushtetues. Sipas Rexhepit Uniteti i muslimanëve duhet të ruhet në një subjekt fetarë sepse në këtë mënyrë mbrohet interesi kulturorë, shpirtërorë dhe kombëtarë.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Reis ul ulema Sulejman efendi Rexhepi ka përgëzuar kryetarin e BIPMB-së, Nexhmedin Saqipin për punën që ka bërë duke i kërkuar njëkohësisht edhe unitet me të gjithë teologët vendës. Ndërsa kryetari i BIPMB-së, Nexhmedin Saqipi vizitën e sotme e ka quajtur historike për qytetarët e Luginës duke shpresuar se në të ardhmen do të krijohen edhe ura bashkëpunimi. Në takimin e sotëm të përbashkët janë këmbyer edhe disa dhurata në shenjë mirënjohje.rtvpresheva.com
Date:

