Radio Televizioni Presheva tash një kohë është shndërruar në mjet kusurimi i politkës në Preshevë. Thënë më qartë, shumëkush bënë politikë në kurriz të mediumit të parë publik në Luginë të Preshevës dhe të punësuarve në Rtv Presheva. Në seancën e djeshme të kuvendit u diskutua gjatë për Rtv-në dhe në fund për fat të mirë u formua një komision për të sqaruar të vërtetën . Ishte kryetari i komunës Shqiprim Arfifi i cili fillimisht përmes mediave që ai i kontrollon e publikoi një dokument të vitit 2017 ku Ministria e Informimit i kishte ndarë aksionet e kësaj ndërmarrje publike një të punësuari në Rtv Presheva. Kryetari Arifi në senacë shkoi edhe më larg sa që i uroi pronësin “pronares së Rtv Preshevës” krejt kjo me të vetmin qëllim të arsyetimit se nuk paska obligim të finansoj një medium privat, edhe pse në dhjetor të vitit të kaluar po kryetari Arifi finansoi dy mediume tjera private me gati 50.000 euro edhe ate fare pa konkurs për subvencionimin e mediave. Të punësuares në Tv Presheva këto aksione i ishin ndarë edhe në vitin 2016 por pasi që një pjesë e të punësuarve tjerë ishin ankuar në gjykatë, nga po kjo gjykatë ishte vendosuar që Rtv Presheva rikthehet në gjendjen e më parshme (në Ndërmarrje Informative Publike me themelues Kuvendin Komunal të Preshevës) deri në përfundim të procesit gjyqësor. Në këtë kohë kryetari Arifi finansoi Rtv Preshevën me 11.700 000 din. Sot, situata është krejtësisht e njejtë me ate të vitit 2016, por sot nuk finanson. Eshtë e vërtet se në vitin 2017 pasi që gjykata sjell vendimin që çështja të rikthehet në Ministrin e Informimit për rishqyrtim, kjo Ministri përsëri sjell vendim që aksionet ti takojn njërës nga të punësuarit në Rtv. Por kësaj radhe të gjith të punësuarit në Rtv janë ankuar përsëri në gjykatë dhe presin vendimin e saj. Prandaj, deri në epilogun e procesit gjyqësor Rtv Presheva është në pronësi të Kuvendit Komunal në Preshevë si themelues i saj. Po të ishte pronë private, si ishte pra e mundur që z.Arifi si kryetar i Organit të përkohshëm të emëroj Këshill mbikqyrës në Rtv Presheva, si ishte e mundur që të emërohet drejtori i televizionit nga Kuvendi Komunal? A emëron Kuvendi Komunal Këshill mbikqyrës dhe drejtor në ndonjë ndërmarrje tjetër private?
Dhe krejt në fund, nëse Rtv Presheva na qenka në pronësi private, pse nuk po mundet të regjistrohet në emër të pronarit privat, por organi gjegjës Agjensioni për Regjistrimin e Ekonomive në vazhdimësi refuzon që Rtv Preshevën ta regjistroj si pronë private deri në përfundimin e proçesit gjyqësor dhe edhe sot në këtë Agjensi shkruan se pronar i Rtv Preshevës është Kuvendi Komunal Preshevë. E se çka do të vendos gjykata në të ardhmen pritet të shihet.
E vërteta mbi Rtv Preshevën
Date:

