Kandidatura e Ardita Sinanit për kryetare komune në zgjedhjet e 24 dhjetorit ka ngjallur një interesim të jashtëzakonshëm në trojet shqiptare. Nuk mbahet mend ndonjëherë që zyrtarë nga Kosova dhe Shqipëria të përkrahin ndonjë kandidat hapur sikur po ndodh këto ditë me kandidaten e PVD-së Ardita Sinanin. Pas shumë zyrtarëve politik nga Kosova të cilët hapur u rreshtuan në përkrahjen e zonjës Sinani, si Lutfi Haziri, Kadri Veseli e të tjerë, ditëve të fundit janë zyrtarët e Shqipërisë që po i japin mbështetje të fortë kandidates së PVD-së. Ishte këshilltari politik i kryeministrit Edi Rama dhe publicisti Baton Haxhiu i cili i bëri apel publik votuesve preshevarë që ta votojn Ardita Sinanin. Dy ditë më vonë, këshilltari tjetër i zotit Rama, Mustafa Nano në një shkrim editorial theksoi se sikur të kishte të drejtë vote ai do të votonte për Arditën. Kurse sot,në zyren e Ministrit të Shtetit për Diasporen në Tiranë u organizua pritje për zonjën Sinani nga ministri Pandeli Majko i cili gjithashtu shfaqi përkrahjen e ti ndaj kandidaturës së PVD-së dhe i cili i uroi suksese zonjës Sinani në zgjedhjet lokale.
Duke ditur se zyrtaret shtetëror të Kosovës dhe Shqipërisë në çdo zgjedhje të më hershme në Luginë kanë qenë maksimalisht të kujdesshëm mos të ndikojnë në procesin zgjedhor te ne, kësaj radhe është interesante se përkrahja po jipet publikisht për kandidaten e PVD-së, Ardita Sinanin./www.rtvpresheva.com/

Edhe një përkrahje e fortë nga Shqipëria për Ardita Sinanin, nga Pandeli Majko
Date:

