Në Ditën Ndërkombëtare të lirisë shtypit edhe Kryetari i komunës së Preshevës ka shkruar një postim për këtë ditë, raporton rtvpresheva.com
“Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 3 majin si Ditën Ndërkombëtare të lirisë shtypit.
Kontributi i gazetarit nuk duhet harruar asnjëherë. Në këtë datë të çdo viti përkujtojmë rolin dhe kontributin e gazetarit në shoqërinë tonë. Kjo ditë duhej shërbyer gjithashtu për një reflektim ndaj transformimit së profesionit gazetarë në atë që tashmë e njohim në rrjetet sociale si “fake-news” e në fakt po sfidon deri në humnerë këtë profesion bujar. Në këtë ditë, respekt të pafund për gazetarët e vërtetë. Urime 3 maji” ka shkruar Shqiprim Arifi.
Kryetari i komunës së Preshevës nuk njihet për mbështetës të mediave pasi që me ardhjen e tij në pushtet së bashku me Sami Salihun kanë ndalur finansimin e mediumit të vetëm publik në Preshevë, Radiotelevizioni Presheva çka edhe kanë arritur të mbyllin këtë medium. Gjithashtu komuna e Preshevës është ndër të vetmet në vend e cila nuk shpall konkurs për finansimin e mediave, e kur ndodh të shpall anulohet vendimi i komisionit siç ndodhi vitin e kaluar, kur me urdhër të Kryetarit Arifi u anulua konkursi pasi që përfituesit nuk i kishin pëlqyer kryetarit.
Mjetet e parapara në buxhet për finansimin e mediave, prej se në krye të komunës është Shqiprim Arifi i dedikohen vetëm një portali në pronësi të anëtarit të partisë së Kryetarit Arifi të cilit i arkëtohen me mijëra euro duke i anashkaluar mediat e tjera. Gjithashtu Shqiprim Arifi në çdo paraqitje publike sulmon mediat me termin “Fake News” bile edhe apelon te lexuesit të bëjnë “unfolow” mediat që nuk i pëlqejn atij pa ia cekur emrin këtyre mediave. Duke ditur se deri më tani kemi një pronar të një mediumi në Preshevë të dënuar me burg përshkak të keqpërdorimit të rrjeteve sociale, ka të ngjarë që kryetari i komunës kur përdor termin “Fake News” e ka fjalën për këtë medium.
Mbetemi me shpresë që edhe pushteti lokal në Preshevë të ndryshon qasjen ndaj mediave, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë.

