Pushtimi i Ukrainës – për të cilin Kremlini këmbëngul se duhet të quhet “operacion special ushtarak” – ka rezultuar me sanksionet perëndimore që po godasin rëndë ekonominë. Ndikimi tek rusët e zakonshëm tashmë po ndihet, raporton bbc.
Disa supermarkete të mëdha ruse po kufizojnë numrin e mallrave bazë që njerëzit mund të blejnë në të njëjtën kohë.
Në një dyqan shkruante një njoftim se “Vetëm 5 kg sheqer për person”. Qeveria ruse thotë se kjo është për të kufizuar tregun e zi dhe inflacionin.
Monedha e Rusisë, rubla, është rrëzuar dhe çmimet për një gamë të tërë mallrash dhe shërbimesh po rriten me shpejtësi – përfshirë udhëtimet jashtë vendit.

