Facebook i mbyll 30.000 llogari të rreme në Francë, shpresojmë ti mbyllin edhe te ne

Date:

Facebook ka njoftuar se i ka suspenduar 30.000 llogari të rreme në Francë, në përpjekje për ta ndalur shpërndarjen e lajmeve të rreme dhe keqinformimit.
Ky vendim, i cili vjen disa ditë para rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, është njëri prej vendimeve më agresive të Facebook deri më tani ndaj llogarive që i shkelin kushtet e shërbimeve të saj, në vend se thjesht t’iu përgjigjet ankesave, transmeton Express.

Facebook ndodhet nën presion të shtuar në Evropë pasi qeverinë nëpër kontinent kanë kërcënuar me ligje dhe gjoba të reja nëse kompania nuk lëvizë më shpejt për ta larguar propagandën ekstremiste apo përmbajtjet tjera që i shkelin ligjet vendore.
Kohëve të fundit kjo shprehi e shëmtuar e profileve të rrejshëm është bërë dukuri e theksuar edhe në Luginë ku përmes profileve të rrejshme fyhen dhe ofendohen në mënyra më të paskrupullta figurat e ndryshme publike dhe me metoda të ulëta mundohen të ndikojn në krijimin e opinionit publik./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...