Faton Bislimi: Çelësi i zgjidhjes përfundimtare të procesit të dialogut me Serbinë është Lugina e Preshevës

Date:

Faton Bislimi nga Liga Qytetare Shqo[taro-Amerikane, sot ishte prezent në Prishtinë ku u takuan përfaqësuesit e Luginës së Preshevës me udhëheqës të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Kongresistit DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi raporton rtvpresheva.com

Pas takimit, z.Bislimi përmes një postimi ka deklaruar se “e kam thënë dhe po e përsëris që çelësi i zgjidhjes përfundimtare të procesit të dialogut me Serbinë është Lugina e Preshevës”.

Lobisti Faton Bislimi ka bërë të ditur se në takimin e sotshëm në Prishtinë në mes të udhëheqësve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Kongresistit DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi, dhe përfaqësuesit poltikë të Luginës “u rikonfirmua angazhimi i vazhdueshëm i lobit tonë në Washington, DC, për të siguruar, më së paku, trajtim të barabartë të shqiptarëve në Luginë me serbët në Kosovë”.

“Sigurimi i paqës dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan kalon nëpër Luginë të Preshevës. Kjo rrugë mund dhe do të trasohet vetëm nga SHBA-të” ka përfunduar zoti Bislimi

Kujtojmë se Faton Bislimi është një nga lobistët më aktiv të çështjes shqiptare në SHBA. Ai njihet si mik i madh i Luginës së Preshevës dhe për asnjë moment nuk e ka ndalur aktivitetin e tij për çështjen shqiptare në Luginë.

Bislimi njihet edhe si bashkëpunëtor dhe i afërt i Presidentit Biden.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...