Fillon procedura për shkarkimin e drejtorit të SH.M.T Presheva, mbledhja u përcoll me tensione e kërcënime, intervenon policia

Date:

Në adresën e portalit rtvpresheva.com ka arritur dokumenti nga ana e anëtarve të këshillit të shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë:
Me tensioneve e kërcënimeve ka kaluar sot mbledhja e këshillit të shkollës së mesme teknike Presheva në Preshevë. Anëtarët e këshillit u kërcënuan u tentua të manipulohen që kjo mbledhje të mos mbahej fare.

Sot në SH.M.T Presheva ishte paraparë mbledhja e këshillit të shkollës me fillim prej ora 10:00. Por mbledhja nuk filloi në orën e paraparë, pasi drejtori Islam Jusufi pretendonte se 4 anëtarët e këshillit nuk ishin valid, edhe pse ata posedonin dokumentacionin e lëshuar nga sekretari i kuvendit komunal me të cilin vërtetohej se ata akoma janë anëtarë të këshillit. Situata u tensionua në momentin kur drejtori Jusufi kishte ftuar policinë pas asnjë arsye, por me tendencëne frikësimit dhe kërcënimit ndaj anëtarëve të këshillit të shkollës . Edhe policia konstatoj se anëtarët e këshillit ishin valid duke vazhduar më pas me mbajtjen e rregullit dhe qetësisë.

Anëtarët e këshillit pavarësisht kërcënimeve treguan maturi duke e shtyrë mbledhjen për në ora 12, edhe pse kërcënimet prapë vazhdonin që mbledhja të mos mbahej në objektin e shkollës.

Në ndërkohë mbledhja u zhvendos në zyrën e sekretarit. Në këtë mbledhje në rend dite ishte propozuar shkarkimi i kryetarit të këshillit të shkollës Selami Mustafa dhe pika e dytë emërimi i kryetarit të këshillit të shkollës, ku ishte propozuar Ismet Kadriu.

Në këtë mbledhje gjashtë anëtarët e këshillit të shkollë në mënyrë unanime votuan për shkarkimin e kryetarit të shkollës Selami Mustafa dhe emërimin e Ismet Kadriu.

Pas këtij momenti kryetari i sapo zgjedhur Ismet Kadriu ka proceduar me mbledhjen duke propozuar shkarkimin e drejtorit Islam Jusufi, për arsye të bllokimit të punës të këshillit të shkollës, kërcënime verbale, mos lejimin e mbledhjes në hapësirat e shkollës, thirrjen e policisë pa asnjë arsye, shkaqe këto që detyruan anëtarët e shkollës që mbledhjen ta mbajnë në zyrën e sekretarit. Në fund u konstatua që mbledhja e radhës të mbahet kur të krijohen kushtet.

Nënshkrues të dokumentit ishin:

Ismet Kadriu
Burim Imeri
Esat Rahimi
Ekrem Arifi
Bashkim Ameti dhe
Lavdrim Nuhiu
Në fund u konstatua se mbledhja e radhës do të mbahet kur të krijohen kushtet normale.
Përndryshe, anëtarët e këshillit të shkollës janë tre nga radhët e Apn-së dhe tre nga radhët e PDSH Reforma, kurse kryetari i këshillit, tani më i shkarkuar është nga PDSH Selami Mustafa, vllau i kryetarit të PDSH Ragmi Mustafa. Drejtori në shkarkim Islam Jusufi gjithashtu vjen nga radhët e PDSH-së.

1 Kommentar

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...