Fillon të përhapet varianti “Eris” i Covid-19

Date:

Nën varianti i ri i variantit Omicron të COVID-19, Eris (EG.5.1), është përhapur në të gjithë Britaninë e Madhe, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Britanisë së Madhe (UKHSA).

Sipas UKHSA, varianti i ri Eris përbën një në çdo 7 raste të reja në mbarë vendin. Eris u regjistrua si varianti i dytë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, pas Arcturus, i cili përbën rreth gjysmën e rasteve, me 39,4 për qind. Autoritetet raportuan se po monitorojnë nga afër situatën teksa vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në mbarë botën.

Sipas Studimit Zoe COVID-19 Sympton, i cili vlerëson shifrat për infeksionet dhe shkallën e vaksinimit nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, numri i vlerësuar i rasteve, i cili ishte 606.656 më 4 korrik, u rrit me 200.000 duke shkuar në rreth 785.980 në 27 korrik., raportojnë mediat britanike.

Kontakti në hapësira të mbyllura dhe imuniteti i reduktuar mund të shkaktojnë rritje

Ekspertët pretenduan se rritja e rasteve të COVID-19 në vend mund të lidhet me grumbullimin e miliona njerëzve në kinema, pasi filmat Barbie dhe Oppenheimer u shfaqën në kinematë më 21 korrik.

Mendohet se grumbullimi i njerëzve në distancë të afërt në zona të mbyllura dhe dobët të ajrosura mund të ketë rritur shkallët e transmetimit. Thuhet se rënia e imunitetit ndaj sëmundjes dhe kalimi i një periudhe të caktuar kohore pas vaksinave kundër COVID-19 mund të shkaktojë edhe rritje të rasteve.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...