Pasi që humbi shumicën në muajin korrik të vitit 2024, qeveria e Serbisë dje ka sjellur vendimin për shpartallimin e kuvendit komunal të Preshevës dhe ka emëruar organin e përkohshëm
Megjithëse sipas ligjit kuvendi duhej të shpërbëhej në muajin tetor kur edhe kishin kaluar 3 muaj pa mbajtur asnjë seancë, qeveria e Serbisë këtë hap e ndërmorri me 5 muaj vonesë duke i mundësuar pushtetit në Preshevë të qeverisë jashtëligjshëm deri ditën e 19 prillit 2024.
Bashkë me kuvendin postin e ka humbur edhe ish kryetari i komunës Shqiprim Arifi i cili ka deklaruar se e ka shkarkuar Vuçiqi dhe se do të largohet nga politika.
Në lidhje me këtë deklarat të Arifit ka reaguar këshilltari i PVD-së Shpëtim Haliti
Reagimi i plotë i Halitit
Argati i Beogradit paska tentuar ta pastroj imazhin e tij të Turpëruar për her të fundit pas 8 vitesh “argatllëk”.
Sigurisht, përmes metodës që ai e di më së miri, TË MASHTROJ!
– Viktikizohet dhe luan kartën Patriotike pas 8 vitesh Bashkëqeverisje me SNS e Vucicit.
– 2 her udhëheqës i Organit të përkohshëm duke bashkëqeveris me SNS. pas 2 her udhëheqje të organit të përkohshëm kësaj here e ka “bojkotuar” për ta luajtur rrolin e Viktimës e të shkoj nga ka ardhur i turpëruar.
– Atë nuk e Shkarkoi tani Beogradi përkundrazi, atë e mbajti JASHTËLIGJSHËM nga KORRIKU 2023 deri në PRILL 2024 në Pushtet Beogradi. Të DIELEN e 24 Korrikut 2024 tinëzisht me votat e Listes Serbe në Kuvend, e pastaj edhe pa vota fare për rreth 8 Muaj jashtëligjshëm.
Mashtruesi që erdhi në pushtet duke përdor e keqpërdor gjithçka duke Mashtruar, kërcënuar e Shantazhuar votuesit.
Beogradi e paska Dënuar për Flamur, (njejt si të gjith që i dënon) por edhe e paskan “shkarkuar” sipas tij. Atë që Fyen e Akuzon Kryeministrin e Republikës së Kosovës ndërkohë që asnjëher nuk u mor me Diskriminimin e Shqiptarëve të Luginës nga Qeveria Serbe.
Fatmirësisht nuk jemi në vitin 2016 kur të gjith të njihnim si “Ai djali nga Gjermania, që i fal 5 Vakte” sepse edhe Namazin e keqpërdore duke e përdor për Marketing Politik… Por jemi në vitin 2024 edhe të njeh mbarë Shqiptaria, dhe këto deklaratat e tua lexohen pastër nga të gjith.
Po të premtoj se do ta ruajmë një faqe historie në të njejtin kapitull me Rrahmon Morinën me shokë.
Lamtumirë Servil.

