Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar hapur partnerin qeverisës, LDK-në se nëse nuk e bën president, atëherë do të bie qeveria.
Ai thotë se përpara janë dy zgjidhje, AAK-ja ta marrë Presidentin dhe siç thotë të bëhet pjesë e vendimmarrjes ose vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
“Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve. Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenurit në tavolinë aty ku merren vendimet”, ka deklaruar ai.
Edhe pse kreu i LDK-së kohë më parë në një intervistë dhënë për mediat hapur kishte shprehur dëshirën për t’u bërë presinde, Haradinaj thotë se Isa Mustafa nuk ka ambicie.
“LDK-ja nuk mund t’i ketë dy përgjegjësitë e para edhe kryetarin e qeverisë dhe presidentin. Edhe LDK, në fakt nuk ka shprehur ambicie. Ish- kryeministri (Isa) Mustafa nuk ka shprehur ambicie për postin e presidentit. Ai nuk është i interesuar të hapë paketën, pra që ta shkarkojë këtë qeveri, të nominojë një mandatar, të pres ato dy javët e famshme që t’i dërgojë letra Vetëvendosjes, që të bie në procedura të caktura”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për REL.
Ndërsa kreu i AAK-së shpreson të ketë mirëkuptim nga PDK.

