Hoxhaj: Media e Serbisë me propagandë kundër shqiptarëve, pjesë edhe i ashtuquajturi portali shqip nga Presheva?

Date:

Ka reaguar zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj për lajmin se janë gjetur armë në një podrum në Preshevë, ka thënë se Serbia nuk ka ndryshuar trajtimin nga regjimi i Millosheviqit.
Hoxhaj ka reaguar pas një lajmi të një portali serb “Informer”, për disa armë të gjetura në një bodrum në Preshevë, e të cilat sipas portalin iu takojnë terroristëve shqiptarë.
Për këtë lajm Hoxhaj shkroi se Serbia po vazhdon luftën e saj informative përmes lajmeve të rreme kundër shqiptarëve të Preshevës, njofton Klan Kosova.
“Kjo tregon që Serbia s’ka ndryshuar aspak që nga Millosheviqi, pasi që mediat e Vuçiqit vazhdojnë të bëjnë presion ndaj shqiptarëve të Preshevës duke bërë propagandë dhe akuza të rrejshme që gjoja ata janë kërcënim i sigurisë. Non-sens!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Propogandës së mediave të Beogradit shpeshherë me lajme të rreme edhe kundër interesave shqiptare në Luginë të Preshevës i kontribuon edhe një i ashtuquajtur “portal shqiptar” në Preshevë i njohur në opinion lokal./Titulli.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...