Ish deputeti serb: Amerikanët e duan Kosovën, s’bëjnë tregti me rusët për këtë çështje

Date:

Anëtari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Dragan Sormaz, i cili ka qenë edhe deputet në Parlamentin e Serbisë, në një intervistë për portalin e Vojvodinës “Autonomija”, tha se mundësia që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nuk është arsye pse Serbia s’i ka vendosur ende sanksione Rusisë.

Synimi i kahershëm i institucioneve të Kosovës, sipas deklaratave të përsëritura nga krerët më të lartë të shtetit, ka qenë që vendi të bëhet sa më parë anëtare e OKB-së, megjithatë, sipas Sormaz, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë gati që ta përshpejtojnë procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatë.

“A mendon dikush që SHBA-ja do ta mbështesë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në OKB, duke e ditur se do të vihet në veto në Këshillin e Sigurimit? Ata nuk janë të çmendur për të humbur betejën. Kosova do të aplikojë për anëtarësim në OKB vetëm atëherë kur amerikanët të jenë 100 për qind të sigurtë se aplikimi do të kalojë”.

Sormaz, ndryshe nga narrativa mbizotëruese në partinë e udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka bërë thirrje vazhdimisht që Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë, ngase sipas tij, përveç se Rusia është e parëndësishme në Ballkanin Perëndimor, ajo do të “tregtojë” me çështjen e Kosovës në momentin që do t’i vije rasti.

“Sigurisht që ata nuk janë konsistentë dhe sigurisht që do të tregtojnë me çështjen e Kosovës në rastin e parë, nëse dikush ua lejon këtë. Fatmirësisht për ne, amerikanët nuk bëjnë tregti me rusët për çështjen e Kosovës, të cilën ata e duan”, nënvizoi Sormaz.

Bllokimi i çfarëdo iniciative në Këshillin e Sigurimit të OKB-së – Rusia është anëtare e përhershme – për ndryshimin e rezolutës 1244 apo ndonjë çështje tjetër që ka të bëjë me Kosovën është dëshmia më e qartë për qëndrimin kundërshtues të shtetit rus ndaj Kosovës.

Për këtë arsye, anëtari i kryesisë së SNS-së, konsideroi se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian e jo nga Këshilli i Sigurimit, ngase sipas tij, është e pamundur të zgjidhet diçka nga OKB-ja.

“Më gjeni një shembull kur Këshilli i Sigurimit zgjidhi një konflikt. Nuk ka një shembull të tillë. Prandaj ne po i zhvillojmë këto bisedime me Kosovën përmes BE-së me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse është e pamundur të zgjidhet asgjë përmes OKB-së. Kjo çështje e jona nuk do të zgjidhet kurrë”./albanianpost

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...