Policia Komunale e Vranjes, e ndihmuar nga një ekspert nga Shoqata “Poskok” nga Vladicin Han, ndërhyri të mërkurën në rrugën Partizanski në Vranjë, ku ata kapën një gjarpër në hyrje të një ndërtese banimi.
Komandanti i policisë komunale, Ivica Taskoviç, tha për portalin e Lajmeve Vranje se banorët e panë atë në shkallët para hyrjes së ndërtesës dhe se gjarpri u zvarrit në një nga plasaritjet e betonit.
– Pas thirrjes, menjëherë ndërhyri policia komunale deklaroi Vladica Stojkoviq ”
Aksioni i kapjes së gjarpërit, rreth dy metra i gjatë, zgjati rreth një orë.
“Na u dasht për të thyer një pjesë të shkallëve për të nxjerr gjarpërin nga të çarat e betonit,” shpjegoi Tashkoviç.
Ai shtoi se më pas gjarpëri është depozituar në mënyrë të sigurt në një kuti të veçantë dhe do të lirohet më vonë në një lokacion natyror jashtë zonave të populluara.
Me rritjen e temperaturës, sipas fjalëve të tij, pritet pushtimi i zvarranikëve./www.rtvpresheva.com/

