Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka reaguar ashpër rreth mos përdorimit të gjuhës shqipe në tabelat e komunikacionit

Date:

KUMTESË

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka reaguar ashpër rreth mos përdorimit të gjuhës shqipe në tabelat e komunikacionit ku shprehet emërtimi i vendbanimeve shqiptare në Luginën e Preshevës.
Së fundi ka reaguar edhe ndaj Ndërmarrjes Publike “Putevi Srbija” mbi të cilën ngarkohet edhe obligimi për vendosur këto tabela.
KKSH si një institucion që përfaqëson shqiptarët në drejtim të ushtrimit të së drejtës për përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, ka nxjerr vendimin paraprakisht mbi emërtimet tradicionale të vendbanimeve në gjuhën shqipe për komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Gjithashtu, marr parasysh se gjuha shqipe dhe shkrimi i saj është në përdorim zyrtar për komunat e lartcekura është barometër i matjes së përdorimit të gjuhës dhe shkrimit shqip në tabelat e komunikacionit ku shprehet emërtimi i vendbanimeve shqiptare në Luginën e Preshevës.
Vlen të theksohet se nëse organet kompetente nuk ndërmarrin masa për vendosur në tabelat e komunikacionit emërtimin e vendbanimeve shqiptare në Luginën e Preshevës çështjen do ta paraqes edhe para gjykatave kompetente.

Me datë 23.05.2018
Shërbimi për informim i KKSH-së

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet për pilot të vdekur

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet...

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...