URIME FESTA E FITER BAJRAMIT
Në emër të Këshilli Kombëtar Shqiptar, kryetari Shukri Ymeri, uron të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, përfundimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në mbështetje të traditës sonë të mirë urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit, por edhe me vepra të mira. Sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Për ne kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin në Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria.
Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimane e në veçanti në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duke shpresuar që Zoti i Madhërishëm të na pranojë të gjitha lutjet tona, si frymëzim për bashkim e bashkëpunim në ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e identitetit tonë fetar e kombëtar./www.rtvpresheva.com/
Bujanoc, 14.06.2017
Shërbimi për informim i KKSH-së

