Start Sport Futboll KF Tërnoci pezullon garat shkaku i padrejtësive të shumta që bëhen ndaj...

KF Tërnoci pezullon garat shkaku i padrejtësive të shumta që bëhen ndaj tyre

0

Kryesia e Klubit Futbollistik “Tërnoci” ka njoftuar se ka pezulluar garat në ligën Jug-lindje-Nish

Arsyeja e pezullimit të garës është padrejtësit që ky klub shqiptarë ballafaqohet në ndeshjet si mysafir, si nga referët ashtu edhe nga klubet dhe tifozët.

Ndërsa si më skandaloze ishte ndeshja e fundit në Vlladiçin Han ku ekipi nga Tërnoci u dëmtuar rëndë nga ana e arbitrit duke ja përjashtuar tre lojtarë brenda 1 minuti

Njoftimi i plotë i KF Tërnocit

Njoftim me rëndësi
Nuk e zhvillojmë ndeshjen me Allakincën, kemi pezulluar garat
Njoftojmë tifozët tanë dhe mbarë opinionin se ndeshja e xhiros së 20, e paraparë për të dielen në fushën tonë kundër ekipit të Allakincës (09.04, ora 16:00), nuk do të zhvillohet.
Kjo për shkak se kemi pezulluar garat si pasojë e skandalit në ndeshjen e fundit në Vladiçin Han.
Në vazhdim mund të lexoni njoftimin e klubit tonë dërguar Federatës së Futbollit për Serbinë Jug-Lindore me seli në Nish ku i kemi paraqitur argumentet tona:
Klubi Futbollistik „Tërnoci“-Tërnoc
Federatës së Futbollit të Serbisë Jug-lindore-Nish
NJOFTIM
Ju njoftojmë se për shkak të gjendjes së krijuar pas vendimeve skandaloze të referit në ndeshjen e fundit në Vlladiçin Han kundër ekipit Morava, tre kartonave të kuq dhe lëndimit të qëllimshëm të dy futbollistëve tanë, nuk jemi në gjendje të zhvillojmë ndeshjen e rradhës të xhiros së 20 si vendës kundër ekipit Allakince, të paraparë për datën 9 prill.
Poashtu ju njoftojmë se pjesëmarrja e jonë në garat e mëtejme është pezulluar, dhe se në terren mund të rikthehemi vetëm nëse hiqen suspendimet ndaj lojtarëve tanë të cilët u ndëshkuan padrejtësisht në ndeshjen e fundit.
Ju bëjmë me dije si juve, ashtu edhe opinionit, se në ndeshjen e fundit ishte arritur kupa e padrejtësive ndaj ekpit tonë në fushën mysafire.
Që nga fillimi i kampionatit referët kanë gjykuar në mënyrë skandaloze ndaj nesh duke ndikuar disa herë në rezultatin e ndeshjes.
Përveç tjerash, futbollistët tanë, në disa raste janë fyer edhe në baza nacionale ndërsa ndaj nikoqirëve të ndeshjes nuk janë marrë kurfarë masash.
Në fund, theksojmë se nëse nuk evitohen këto padrejtësi për situatën e krijuar do të njoftojmë Federatën e futbollit në Serbi dhe shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA-n, ndësa në gjykatat vendore dhe ato ndërkombëtare do të inicojmë padi ndaj diskriminimit në sport për shkak të përkatësisë nacionale dhe fetare.
Tërrnoc, 07.04.2023
Kryesia e KF Tërnoci

Keine Kommentare

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Exit mobile version