Lojtarët dhe Arbitrat në Itali të përfshirë në Baste Sportive

Date:

Përgjime të reja kanë dalë në Mediat Italiane, të cilat tregojnë skandalin e basteve në të cilat janë përfshirë lojtarë dhe arbitra.¨

350 mijë euro të shpenzuara në baste brenda 6 orëve zbuluan përgjimet e reja për mesfushorin e Italisë, i përfshirë dhe Florenzi

Njëri prej tyre është edhe mesfushori i Fiorentinës, Nicola Fagioli, i cili ishte pjesë e një skandali të madh bastesh me përgjime.

Sipas asaj që raporton La Repubblica, më 14 shkurt 2023, Fagioli kishte shpenzuar plot 350 mijë euro me baste, nga 0ra 14:00 deri në orën 20:00.

Rikonstruksioni i bërë nëpërmjet përgjimeve të Shërbimit Qendror Operativ të Policisë është bazuar në dialogun mes mesfushorit dhe mikut të tij Ludëig, muzikantit romak Ludovico Franchitti, i cili i vendoste bastet për të.

Një dorë të rëndë kishte edhe Alessandro Florenzi. Ky rast tregohet nga Tonali, i përgjuar teksa fliste me Tommaso De Giacomo, personi që menaxhonte bankat online, duke zbuluar në janar 2023 se si shoku i tij i atëhershëm i skuadrës kishte arritur në -300 mijë euro në harkun e një dite. Basketbolli, tenisi, por edhe futbolli i huaj ishin pasionet e tij.

Fagioli i kishte mohuar prokurorëve të Torinos se nuk i kishte mbledhur kurrë, por më pas, përgjimet treguan të kundërtën.

 

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...