Kisha serbe kërkon që emri “Kosovë e Metohi” të zëvendësohet me “Serbia e Vjetër”

Date:

Në Matica Srpska (Amëza Serbe) në kryeqytetin e Vojvodinës është mbajtur tryeza e rrumbullakët “Kosova e Metohia: dje, sot, nesër”, përmes së cilës ky institucion, më i moçmi letrar, shkencor e kulturor ndër serbë, u inkuadrua në dialogun e brendshëm për Kosovën.

Mediat serbe raportojnë se në debat u përfshinë 26 ekspertë.

Kryetari i këtij institucioni, prof.dr. Dragan Staniq ndër të tjera u shpreh se “Çështja e Kosovës për ne është çështje e ardhmërisë”.

Por bie në sy propozimi i peshkopit të Baçkës, Irinej, i cili, siç transmeton Koha.net, ka porositur elitën serbe të rikthejë në diskurs emrin “Serbia e Moçme” për “Kosovën e Metohinë”, ndërsa ka folur edhe për termin “Miti i Kosovës”, i cili, hetohet, përdoret më me qejf sesa “betimi” që “dridh shpirtin”.

Ai ka shtruar pyetjen, pse nuk do të bisedonim “vitin tjetër në Prizren” ose “vitin tjetër në Pejë”, ashtu siç bënin hebrenjtë për Jerusalemin e tyre./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet për pilot të vdekur

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet...

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...