Kjo është e vërteta për rrethojat e stadiumit të qytetit-Ja çka thot ligji

Date:

Sekretari i OKF besim Nasufi pas reagimeve se stadiumi i qytetit ka marrë një pamje e rrethojës së një burgu në programin e paradites së sotme në Tv Preshevë ka argumentuar realizimin e këti projekti që sipas tij është hartuar gjatë vitit 2015. Me gjithë atë ai ka thënë se këtë rrethojë e kërkon edhe ligji për shkak të sigurisë së lojtarëve.
Pasi ka përfunduar projekti i rrethojës së terrenit të vogël të stadiumit të qytetit ka pasur reagime të ndryshme se stadiumi po ngjan rrethojë të një burgu. Me këtë rast ka reagur sekretari i OKF-së Besim Nasufi i cili thotë se ky projekt daton nga vitit 2015, kur kryetar komune ishte Ragmi Mustafa ndërkaq ai vetëm është zbatuesi i tij.
Nasufi gjithashtu ka sqaruar se rrethoja e stadiumit është një standard që për vite të tëra e ka kërkuar edhe policia për shkak të sigurisë, kur dihet se në Preshevë gati se cdo vit kanë ndodhur incidente ku publiku është futur në fushë. Zyrtarët policor na kanë thënë qartë “ose zbatone ligjin dhe rrethone stadiumin sikur në çdo vend tjetër ose ne nuk ju ofrojmë siguri dhe në rast ekcesi pasojat për vepër penale me burgim i bartni ju zyrtarët e OKF-së” deklaroi Besim Nasufi, raporton rtvpresheva.com

Me gjithë atë si rrethoja e stadiumit të Preshevës janë edhe stadiumet të tjera të këtij standardi ku sipas sekretarit ai bashkë me stafin e OKF-së ka vizituar disa nga terrenet e tjera në rajon. Më qartë këtë e precizon edhe ligji mbi aktivitetet sportive ku rtvpresheva.com ka siguruar nenin 15 , pika 3 ku thuhet se’ Organet përgjegjëse duhet të sigurojnë rrethojat përkatëse për ndarjen e publikut nga terreni ku zhvillohet aktiviteti sportiv’.
Sekretari i OKF-së po ashtu ka demantuar se në këtë projekt kanë qenë të përfshirë Kryetarja e Komunës dhe Kryetari i Kuvendit pasi ka qenë projekt i më parshëm. As Ardita Sinani e as Sami Salihu nuk kanë qenë të përfshirë pasi që ky është projekt i Ragmi Mustafes.
Për vite të tëra adhuruesit e sportit kanë pasur mundësinë që në Preshevë të shijojnë ndeshje të mira futbollistike por shpesh herë ky imazh është zbehur me përfshirjen e publikut në terren që kanë ndodhur incidente të numërta ku dhe organet e rendit gjatë intervenimit e kanë patur të vështirë shpërndarjen e turmës. Rrethoja stadiumit nuk duhet të identifikohet si rrethojë burgu por si ndarje e publikut dhe akterëve në fushë. Ligji për sigurin në terenet sportive, neni 15 thot: Organizatori është i detyruar që aktivitetin sportiv të cilin e organizon ta siguroj edhe ate: 1) Me anë të rrethojave përkatëse rreth stadiumit dhe ndarjen e tifozëve kundërshtar, 2) Të ndërtoj rrethoja për të pamundësuar hyrjen e tifozëve në fushë, 3) Të ndërtoj rrethoja përkatëse për ndarjen e tifozëve kundërshtar. Andaj, shihet qartë që sekretari i OKF-së ose është dashur të zbatoj ligjin ose ti plotësoj individëve të caktuar dëshirën por në rast incidenti të ballafaqohet me sanksione me burg që i parasheh ligji. /rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...