Komuna e Bujanocit si duket po tregohet mjaft e sukseshme në konkurset e shpallura nga ministrit e ndryshme të shtetit. Projekti i fundit me radhë i cili u fitua nga kjo kumunë, konkretisht nga Zyra për zhvillim ekonomik në Bujanoc është për krijimin e zonës së re për këmbësorë. Në njoftimin, në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit thuhet:
3 milion dinarë për realizimin e projektit me qëllim të krijimit të zonës së re për këmbësorë
Zyrës për zhvillim ekonomik lokal iu është aprovuar projekti në vlerë prej 3 milion dinarëve për rekonstruimin e pjesës në të cilën ndodhen embëltoret e vjetra të qytetit dhe shndrrimit të njejtës në zonë për këmbësorë.
Projektin do t’a finansoj Ministria e Turizmit dhe telekomunikacionit, ndërsa pjesmarrje në të do të ketë edhe Komuna e Bujanocit./rtvpresheva.com/

