Për herë të dytë mbrenda javës kompania për kapjen e qenëve endacak e kontraktuar nga Komuna e Preshevës, ka bërë kapjen e qenëve endacak, raporton rtvpresheva.com
Sot, kompania Avenija MB e cila ka kontratë me komunën ka organizuar edhe një aksion për kapjen e qenëve endacak.
Nga Inspektoriati komunal mësojmë se ekipet për kapjen e qenëve kanë operuar në qytetin e Preshevës, në fshatin Tërrnavë si dhe në Miratocë.
Mësohet se janë kapur numër i konsiderueshëm i qenëve.
Komuna e Preshevës është nga komunat e rralla të cilat kanë më së shumti aksione për kapjen e qenëve endacak. Vetëm në muajin shkurt janë paraparë 4 aksione të tilla. Të shtunën e ardhshme, me 12.02.2022 si dhe më 14.02.2022 do të zhvillohen aksionet e radhës në vendbanime të ndryshme të komunës së Preshevës

