Komuna e Preshevës në vitin 2021 shleu borxhe mbi 1 milion euro dhe realizoi buxhetin mbi 900 milion dinarë

Date:

Pushteti lokal në Preshevë ka arritur që brenda qeverisjes së vitit 2021 të realizon 100% mjetet nga Trupi Koordinues dhe realizimin e mbi 900 milion dinarë të buxhetit, raporton rtvpresheva.com

Pas ndryshimit të pushtetit në komunën e Preshevës në gjysmën e muajit maj të vitit 2021, egzekutivi i qeverisjes së re lokale i kryesuar nga Ardita Sinani qysh në start hasi në probleme të shumta të natyrës financiare pasi që udhëheqjen e komunës e mori me mbi 1 milion euro në borxhe nga ish udhëheqja komunale. Andaj, egzistonte brenga e arsyeshme se si do t’i dilet mbarë vitit 2021 me një borxh kaq të madh.

Nga kabineti i kryetares Sinani sqarojnë se “ndalja e menjëhershme e keqpërdorimeve financiare dhe kujdesi i shtuar ndaj parasë publike bëri që jo vetëm të shlyhet borxhi i trashiguar prej mbi 1 milion euro por edhe të realizohet buxheti në mënyrën më të mirë të mundshme prej mbi 900 milion dinarë dhe të realizohen projekte të shumta në tërë vendbanimet e komunës së Preshevës”.

“Viti që sapo ka filluar do të jetë shumë më lehtë i menaxhuar pasi që po fillohet me një stabilitet financiar pa borxhe të trashëguara dhe me një buxhet të përpiluar nga vet koalicioni qeverisës, andaj jemi tepër optimist se edhe sukseset do të jenë edhe më të mëdha” thonë në kabinetin e kryetares

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...