Pas përfundimit të zgjedhjeve të mesme në SHBA, priten ndryshime edhe në udhëheqjen e Kongresit të SHBA-ve, raporton rtvpresheva.com
Në përbërjen e re të Kongresit të SHBA-ve pritet të emërohet për kryetar Kongresisti Kevin McCarthy, republikan nga Kalifornia, që deri më tani ka qenë Udhëheqës i Pakicës në Kongres. Kevin McCarthy njihet si mik i madh i shqiptarëve dhe çështjes shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur, Faton Bislimi, lobisti i njohur shqiptarë në SHBA dhe Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane njëherit mik i ngushtë i Kongresistit McCarthy.
Njoftimi i plotë i Faton Bislimit
Me betimin e Kongresit të ri të SHBA-ve në Janar 2023, rolin e Kryetarit pritet ta marrë Kongresisti Kevin McCarthy, republikan nga Kalifornia, që deri më tani ka qenë Udhëheqës i Pakicës në Kongres. Kongresisti McCarthy është mik yni dhe i kombit shqiptar, dhe kjo falë angazhimit historik me të dyja taborret partiake në Capitol Hill të lobit tonë në SHBA, Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Pasi që veç është konfirmuar se zgjedhjet e 8 Nëntorit i dhanë Republikanëve shumicën në Dhomën e Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi sot e deklaroi të përfunduar mandatin e saj në krye të Kongresit të SHBA-ve pas një karriere të gjatë e të bujshme duke u bërë edhe gruaja e parë në pozitën e Kryetarës së Kongresit.
Puna jonë për kauzën kombëtare do vazhdojë me sukses edhe me z. McCarthy dhe Kongresin e ri të SHBA-ve. Është me të vërtetë e bukur të kemi miq të njëmendtë në kupolën e demokracisë botërore. Dyertë e hapura aty ku duhet arrihen me angazhim sistematik. Krenar me angazhimin tim me liderët në Capitol Hill tash e dy dekada!

