Kryetarët Arfi dhe Kamberi takohen me ambasadorin e OSBE-së Orizzio

Date:

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arfi dhe ai i Bujanocit, Shaip Kamberi patën takime të ndara me ambasadorin e OSBE-së në Beograd, Andrea Orizzio. Kryetari Arifi pas takimit dole me deklarat në të cilën thuhet:
Në kabinetin tim, pata nderin dhe kënaqësinë të pres në një vizitë pune z. Andre Oricio, shefin e OSBE-Misioni në Serbi së bashku me stafin e tij.

Z. Oricio shprehu urimet e tij për zgjedhjen time si Kryetar i Komunës së Preshevës si dhe përgëzoi për Frymën e Ndryshimit që po ndodh në Komunën tonë.

I njejti, shprehu përkrahjen e misionit të OSBE për të gjitha idetë dhe projektet që do të avanconin pozitën e popullit shqipëtar në Luginë të Preshevës.

Personalisht i dorëzova kërkesën të bashkangjitur me shkresat zyrtare që ua kemi bërë institucioneve shtetërore për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan, kërkesë për të cilën z. Oricio u zotua që personalisht do të jetë avokati jonë që kjo pikë kufitare të hapet shumë shpejt.

E rëndësishme është të permenden që u bisedua lidhur me përdorimin e gjuhësh shqipe në dokumente zyrtare, përdorimin librave shkollorë dhe realizimin e marëveshjes të nënshkruar nga Këshilli Nacional si dhe projeketet që ndikojnë në jetën socio-ekonomike të qytetarëve tonë.
Edhe z.Kamberi pas mbarimit të takimit u pronocua me një deklarat për media në të cilën thuhet:
Kryetari Kamberi ka zhvilluar një drekë pune në një atmosferë miqësore me ambasadorin e OSBE-së në Beograd, Andrea Orizzio.

Me ambasadorin Orizzio u diskutua për rëndësinë e zgjidhjes së problemit me tekstet mësimore, integrimin në institucione publike dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ngusht me OSBE-në.

Kryetari Kamberi dhe ambasadori Orizzio morën pjesë edhe në prezentimin e Raportit të veçantë të avokatit të popullit për përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip.

Ky prezentim u organizua në hapsirat e Fakultetit ekonomik në Bujanoc./www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...