Kryetari i Këshillit Nacional të boshnjakëve, Dr.Sulejman Ugljanin, bashkë me delegacionin e tij po qëndron për vizitë në Bujanoc ku u takua me Kryetarin Kamberi.
Problematikat dhe sfidat në realizimin e të drejtave tona si dy pakica janë të njejta, prandaj edhe koordinimi për veprimet tona të përbashkëta nuk duhet të mungojë, deklaroi z.Kamberi.
Kohëve të fundit z.Ugljanin është sulmuar shumë nga qarqet qeveritare serbe dhe nga mediat në Serbi shkaku se në ftesën që i bëri Ministrit të jashtëm të Kosovës, z.Bexhet Pacolli për të vizituar Novi Pazarin në ftesë zotit Pacolli ju drejtua me “Zavendës kryeministër i Republikës së Kosovës”, andaj edhe u paralajmëruan masa ligjore ndaj z.Ugljanin./www.rtvpresheva.com/
Kryetari i Këshillit Nacional të boshnjakëve, Dr.Sulejman Ugljanin, bashkë me delegacionin e tij viziton Shaip Kamberin
Date:

