Kryetari i kuvendit Sami Salihu viziton shkollën e Bukocit, premton se shumë shpejt ky fshat do të ketë infrastrukturë të re

Date:

Pasi kishte marrë informacione se gjendja në shkollën e fshatit Bukoc është alarmante , Kryetari u kuvendit Sami Salihu i shoqëruar edhe nga zv kryetari komunës Reshat Neziri sot ka dalë në vendngjarje ku ka takuar banorët , nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Kryetari kuvendit pasi ka parë nga afër gjendjen e kësaj shkolle ka thënë se në shtatorë fshati Bukoc do të ketë infrastrukturë të re shkollore.
Janë tre nxënës dhe 2 mësues që gati çdo ditë bëhen bashkë për të mbajtur orët e rregullta të mësimit në shkollën fillore në Bukoc.
Por gjendja në objektin shkollorë është alarmante por edhe rruga është shpesh e pakalueshme sidomos gjatë ndryshimeve klimatike.
Për të parë gjendjen e shkollës së fshatit Bukoc në vendngjarje ka dalë kryetari u kuvendit Sami Salihu i shoqëruar edhe nga zv kryetari komunës Reshat Neziri.
Pas takimit me nxënësit dhe mësimdhënësi dy zyrtarët komunal kanë vizituar edhe hapësirat e shkollës duke konstatuar se ky fshat shumë shpejt do të ketë infrastrukturë të re shkollore .
Kryetari i kuvendit komunal Sami Salihu është zotuar se fshati Bukoc në shtatorë të këtij viti do të ketë infrastrukturën e re shkollore , por gjithashtu për të do të jetë prioritet infrastruktura dhe ndihma e ofruar për banorët e malësisë së Preshevës në përgjithësi./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...