Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti ka thënë se nga Lajçaku ka kërkuar që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që Bashkimi Evropian ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të asaj marrëveshjeje.
“Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj marrëveshjeje”, shkroi Kurti.

