MARRËVESHJA E ‘DHIMBSHME’ PËR FORMIMIN E USHTRISË?!

Date:

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 22 tetor, ndërsa politikanët do të jenë në fushatë rreth një muaj.

Kjo bënë që të shtyhet themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe por çështja është se pas zgjedhjeve a do të pajtohen partitë shqiptare me marrëveshjen e Brukselit, shkruan ‘Novosti’.

Sipas gazetës, për një program që u miratua në fillim të kësaj jave vetë qeveria në Prishtinë ka dhënë hapësirë të gjerë për manovrim në të cilin Asociacioni i Komunave Serbe duhet të realizohet në periudhën 2017-2021, transmeton lajmi.net.

Përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë shpresojnë se do të formohet AKS-ja dhe për këtë do të japin premtime gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq i ka thënë ‘Novostit’ se krijimi i AKS-së është shumë afër.

“Jemi të kënaqur të dëgjojmë sinjale gjithnjë e më pozitive nga bashkësia ndërkombëtare, mbi të gjitha nga Bashkimi Evropian për këtë çështje”, ka thënë Simiq.

Ndërsa analisti serb, Dushan Janjiq nuk përjashton asnjë ‘lojë shantazhi’ për AKS-në.

“Nëse ka një ligj të veçantë do të ketë hapësirë për përpjekje për të tregtuar me deputetë serbë për formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Janjiq.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...