Organi i përkohshëm i kryesuar nga Shqiprim Arifi kryetar i këti organi ka mbajtur mbledhjen e dytë të radhës. Në këtë mbledhje ndër të tjera u emërua sekretari i ri i Fondit për qëllime humanitare që deri më tani kryesohej nga Ruhan Kamberi nga radhët e PVD-së, emrimi i U.D drejtorit të Shtëpis së Shëndetit i cili gjithashtu ishte nga radhët e PVD-së z.Reshat Ymeri, gjithashtu u emëruan dy anëtar siç thuhet në vendim “vullnetar” por që do punojn me pagesë, Arzana Bajrami këshilltare e APN-së në Kuvendin komunal, si dhe anëtarit tjetër Jonuz Mustafa.
Po në këtë mbledhje u dha edhe propozimi i Rebalansit të buxhetit për vitin 2017./rtvpresheva.com/

Mbahet mbledhja e dytë e Organit të përkohshëm
Date:

