Mehmeti: Unioni i afaristëve të Luginës, mision ka zhvillimin ekonomik

Date:

Xhelal Mehmeti, kryetar i Unionit të Afaristëve për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, tha se Unioni ka mision zhvillimin ekonomik në Luginë të Preshevës.

Ai në “Lajmet e fundit”, në RTK foli për konferencën e mbajtur ditë më parë “Ekonomia shpëton Luginën”, si vazhdimësi e konferencës së parë, mbajtur në vitin e kaluar, që sipas tij, kishte një sukses të mirë, sepse pjesëmarrës ishin biznesmenë nga mërgata shqiptare, por edhe të huaj. Gjithashtu prezentë ishin përfaqësues të odave të ekonomisë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, nga Shqipëria, si dhe përfaqësues nga ambasada e Shqipërisë në Beograd, etj.

Ai përmendi temat që janë trajtuar në atë konferencë, ku ndër më kryesoret ishte sfida e prodhuesve të Luginës për kushtet dhe mbështetjet ndaj tyre nga mërgata.

“Ne kemi minifabrika të cilat prodhojnë produkte të ndryshme, por problem është se Lugina e Preshevës është rajon i izoluar, duke qenë se ajo kufizohet me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, derisa produktet tona bojkotohen në Serbi”, deklaroi Mehmeti.

Ai shtoi se detyrë e Unionit është që të lobojë për bizneset e Luginës, që produktet e tyre të mund të plasohen në shtetet perëndimore.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...