Të premten, më 27 maj mbahet rivotimi për zgjedhjet parlamentare në lagjen e Strukarëve në Tërnoc ku do të vendoset a do ta kenë shqiptarët përfaqsuesin e tyre në parlament apo do të mbeten pa përfaqësim.
Ashtu sikur se ngjau në rivotimin e kaluar edhe kësaj radhe përkrahja për Shaip Kamberin po vije nga të gjitha adresat politike shqiptare. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot ka ftuar publikisht shqiptarët të dalin në përkarhje të patriotit dhe guximtarit, Shaip Kamberi
Postimi i plotë i Memli Krasniqit
Mobilizim për Shaip Kamberin!
Shaip Kamberi është një patriot i guximshëm, që, si deputet, ka punuar pa ndalë për interesat e shqiptarëve në Luginë. Edhe pse ai fitoi mjaftueshëm vota edhe për një mandat të deputetit, Gjykata ka vendosur që zgjedhjet të ripërsëriten në Tërnoc.
Prandaj, të gjithë shqiptarët në Tërnoc, me 27 maj, duhet të mobilizohen dhe mos të lejojnë që Shaipit t’ia marrin mandatin nga duart.
Shaipi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë – e i cili nuk guxon të ndalet. Mobilizohuni dhe dilni e votoni.
Për Shaipin, për shqiptarët!


