Ministri Abelard Tahiri vizitoi Bujanocin: “Komuna e Bujanocit për mua ka një rëndësi të veçantë!”

Date:

Ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, sot vizitoi komunën e Bujanocit ku takoi kryetarin Shaip Kamberi. Kjo është vizita e parë zyrtare jashtë Kosovës, e ministrit të drejtësisë në qeverinë Haradinaj.

Ministri i drejtësisë i Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri, nën shoqërimin e ambasadorit kosovar në Beograd, Vullnet Sadiku, ka vizituar sot Bujanocin.

Mysafirët kosovar, në Bujanoc, u pritën nga kryetari i komunës, Shaip Kamberi, ku zhvilluan një takim në kabinetin e nikoqirit.

Pas takimit, në një konferencë për media, kryetari Shaip Kamberi, theksoi se: “Me ministrin Tahiri, biseduam për situatën e përgjithshme politike në komunën e Bujanocit, dhe për temët jetike që ballafqohen qytetarët shqiptar të Bujanocit, dhe në përgjëthsi të Luginës së Preshevës.
“Gjithashtu në takim morrëm inkurajimin, nga ministri Tahiri, se Qeveria e Kosovës, do të ketë një angazhim të drejtëpërdrejtë dhe kontakte më të shpeshta, në realzimin e kërkesave tona që deri më tani nuk janë realziuar. Është e rëndësishme përkrahja që do të marrim nga Kosova për ketë rajon. Janë shumë çështje që do të duhet të adresohen në Bruksel në bisedime me qeverinë e Beogradit” – tha Kamberi

Kryetari i Bujanocit, potencoi edhe një herë, se çështja e nostrifikimit të diplomave dhe e njohjes së dokumentacionit në tërësi, nga të cilat varen të drejtat elementare të qyetetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, është e rëndësisë së veçantë.

Nga ana tjetër, ministri Tahiri, deklaroi: “Si ministër i Qeverisë së Kosovës, kjo është vizita e parë, jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe kam zgjedh ta vizitoj komunën e Bujanocit dhe për mua personalisht, kjo komunë ka një rëndësi të veçantë, siç ka poashtu e tërë Lugina e Preshevës” – tha ministri Tahiri.

“Diskutuam për problem që ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Qeveria e republikës së Kosovës, do të vazhdoj t’I përkrah gjithë zyrtarët e zgjedhur nga populli” – deklaroi ministr kosovar i drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Si qeveri e re do të vendosim një linjë të re të bashkëpounimin të matutjeshëm” – përfundoi ministri Abelard Tahiri.

Vizita e delegacionit kosovar, të udhëhequr nga ministri Tahiri. më pas vazhdoi në një takim me përfaqësuesit e Këshillit Nacional Shqiptar, ndërsa më vonë u takua edhe liderët e partive politike në Bujanoc.

Ministri, Tahiri, vizitën e sotme në Bujanoc e përmbylli, me vizitën e familjes së Burim Gashit në Bujanonoc./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet për pilot të vdekur

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet...

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...