MNF SECURITY – 1 Vitë nga themelimi i kompanis në Preshevë

Date:

Sic është e njohur tani më Kompania e parë dhe ende e vetmja në Luginë të Preshevës e cila ofron siguri qytetarëve të saj.
Një kompani e cila ka bërë buj dhe ka shfaqur interes të dukshëm për sigurinë e objekteve personale qofshin lokale,banesa apo shtëpi.
Në muajin Prill të vitit të kaluar kishte filluar me aktivitet e saj teë cilët u bënë menjëherë të njohur edhe për qytetarët e Preshevës.
Ne si radiotelevizion ishim në vizitë për ta parë më nga afër se si punon kjo kompani dhe si vepron në raport me qytetarin i cili sapo është bërë klient për sigurinë e objektit të tij.
Agron Fazliu, pronari i kësaj kompanie me stafin e tij na spjeguan shumë gjëra, të cilat ishin mjaft atraktive dhe korrekte në raport me qytetarin.
(PHOTO)

Kur pyetja ishte se sa e kanë të vështirë komunikimin dhe informimin e saktë ndaj qytetarëve z.Fazliu shtoi : ” Nuk është aspak e vështirë, nëse cili do individ ka një shqetësim për pa sigurinë në pronën ku jeton apo ku punon, atëherë zgjidhja jemi ne”!
“Mjafton një telefonatë në zyrën tonë apo një vizitë nëse është afër fshatit Rahovicë dhe ne do u përgjigjemi me përpikmëri dhe shumë kujdes cdo qytetari të Preshevës apo Bujanocit” shtoi ai.
(video)

SIGURIA JUAJ , PRIORITETI YNË

Posted by MNF Security on Tuesday, 10 January 2017

Në kompaninë MNF Security gjithcka koordinohej me lehtësi pasi që stafi dhe punëtorët ishin të mirë përgaditur , informuar dhe tashmë edhe të licensuar në këtë drejtim.
Numri i punëtorëve ishte i konsiderueshëm dhe pritej të këtë rritje të punëtorëve dhe veturave të cilët veprojnë në 24/7. në tërë teritorin eLuginës së Preshevës dhe të Bujanocit.
( Photo)

Pse motoja ” SIGURIA JUAJ PRIORITETI YNE” ishte pyetja që përgjigjen na dha shefi i punëtorëve i cili na bëri te qartë që nëse ne nuk do të kishim siguri apo besim qoftë edhe në vetet tona ne nuk do të ishim ata që jemi.
Gjithashtu ai tha ” Sepse ne si kompani kemi këtë qëllim pra ne jetojmë për SIGURINE e atyre qe na besojnë”.
“Ne ofrojmë montimin e alarmit ku shërben si mjet sigurie me teknologjinë më të avancuar pa kabllo ku montimi dhe servisimi janë falas ndërsa monitorimi për një vitë kushton 200 euro + tvsh kjo kompani ofron shërbime falas për çdo klient “Panik taster” ku me shtypjen e butonit brenda 4 minutave ne ndodhemi në vendngjarje.”ka vazhduar Agron Fazliu.
(photo)

Në panik përfshihen ndihmën e parë, ndihmën në rast zjarri, ndihmën në rast rreziku, kërcënimeve, shqetësimeve etj .
Kjo kompani e vetme, përveç se ofron këto shërbime, posedon edhe montimin e kamerave më të avancuara ku me teknologjinë e fundit sjellë në treg sisteme të alarmit me funksione të ndryshme.
Kompania MNF Security përvec sigurisë ofron dhe shërbimin e marrjes së licensimit për trajnimin e zyrtarëve të sigurisë.
Pra cdo person që dëshiron të marrë një diplomë në fushën e sigurisë fizike këtë mund ta kryejë në kompaninë MNF Security.
Gjithashtu vlenë të theksohet personi i licensuar do të mund të punojë në kompanin e MNF Security si dhe në shtetet Europiane./RTVPresheva.com
(PHOTO)

KOHA PO KALON ! REGJISTROHUNI TANI DHE BEHUNI PJESE E GRUPIT TE RADHES .

Posted by MNF Security on Sunday, 26 February 2017

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...