Mos dënimi i gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve në Serbi, reagon zëvendëskryeministri Bislimi

Date:

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme në Serbi e cila nuk i mori parasysh fyerjet e ministrit Aleksandar Vulin ndaj shqiptarëve.

„Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes tani janë normë në Serbi. Me sa duket është e ligjshme sipas ligjit serb të përdoren terma nënçmues ndaj shqiptarëve“, ka shkruar Bislimi në platformën X.

„Vendimi i Gjykatës Supreme të Serbisë për deklaratat e ish ministrit të mbrojtjes Vulin, thellon shqetësimet tona në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare“, është shprehur ndër të tjera Bislimi.

Kujtojnë se Gjyjata Supreme e Serbisë nuk ka pranuar revidimin e vendimit të Gjykatës së Apelit në Beograd e cila e kishte liruar nga akuza ministrin Vulin për termat fyes ndaj shqiptarëve.

Paditësi, ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka paralajmëruar tani padi në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë, ndërsa si mjet të fundit edhe padinë në Gjykatën e Strazburgut.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...