Mustafa takon Ambasadorin Sadiku, e njofton për me veprimet e kundërligjshme te Organit të përkohshëm

Date:

Sonte, në selinë e PDSH-së për vizitë qëndroi Ambasadori i Republikës së Kosovës në Beograd z. Valdet Sadiku.
Qëllimi i takimit të ambasadorit Sadiku ishte me karakter të informimit lidhur me situatën aktuale politike në Komunë të Preshevës që pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme lokale të cilat do të mbahen më 24 dhjetor 2017.
Kryetari i PDSH-së z. Ragmi Mustafa e informoi ambasadorin Sadiku lidhur me situatën aktuale politike në Komunë të Preshevës, në veçanti për procesin parazgjedhor ku nga ana organit të dhunshëm të komunës po vazhdohet me veprime të kundërligjshme siç është rasti i ndërhyrjes flagrante në ndryshimin e përbërjes së komisionit komunal zgjedhorë si dhe sekretarit të këtij komisioni.
Ambasadori u njoftua edhe me situatën e incidentit para selisë së PDSH-së të mbështetura nga qarqe qëllim këqija në ditën e dorëzimit të listës zgjedhore pranë komisionit Komunal zgjedhor si dhe prolongimin e materialeve tjera përkatëse nga organet shtetërore, çështje këto që janë shqetësuese për zhvillimet që na presin.
Ambasadori Sadiku theksoi se janë duke i përcjellur të gjitha zhvillimet në Komunën e Preshevës, duke përfshi edhe rastin e incidentit që ka ndodhur me datë 16 nëntor pranë selisë së PDSH-së, ndërsa u zotua se brenda periudhës së fushatës parazgjedhore prej së afërmi do ta përcjellë këtë fushatë.
Poashtu ambasadori Sadiku theksoi se është e rëndësishme që procesi zgjedhorë të shkoj në rregull.
Preshevë, 20 nëntor 2017
Shërbimi për informim i PDSH-së

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...