Organizata e OVL Uçpmb në Preshevë, me kryetarin e saj z.Nazmi Hajredini tani më po bënë përgaditjet e fundit për organizimin e “Marshit për Bashkim” i cili do të mbahet në Preshevë me datë 17 shkurt 2019. Me këtë rast z.Hajredini pati takim edhe me kryetarin e Shoqatës “Çamëria” zotrin Nexhmi Muqiqiku u kordinuan rreth organizimit në fjalë.
Me këtë rast Kryetari i Ovl Uçpmb Nazmi Hajredini i ka bërë ftesë liderëve të partive politike nga Lugina e Preshevës si dhe shoqëris civile që të kordinohen me OVL-në rreth organizimit të Marshit si dhe që në mënyrë të unifikuar të ftojnë gjith popullatën të dalin në përkrahje të bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovë.
Nazmi Hajredini takohet me kryetarin e Shoqatës “Çamëria”, apel liderëve dhe popullit për pjesmarrje në Marshin për Bashkim
Date:

