NBA, Golden State shkatërron San Antonion në finalen e dytë

Date:

Golden State Warriors trondit San Antonio Spurs në finalen e dytë të perëndimit 136-110 duke hedhur një hap të madh drejt finales së madhe të NBA pasi tashmë kryeson bindshëm 2-0.

Nënkamionët në fuqi e mbyllën ndeshjen e zhvilluar në “Oracle Arena” që në përfundim të pjesës së parë me avantazhin e 28 pikëve duke e menaxhuar takimin me qetësi deri në fund për ta çuar serinë e sfidave play off me 10 fitore rresht. Pa Kawhi Leonard, San Antonio tregoi limitet pasi pa lojtarin më spektaklar skuadra teksane ka një fytyrë tjetër dhe kjo u ndie në duelin e dytë me kalifornianët. Në krahun tjetër, mungesa e Iguodalas nuk u ndie aspak në radhët e skuadrës së Kerr që arriti të nxirrte në vitrinë talentet që ka në gjirin e saj.

Curry është rikthyer në nivelet më të larta, ndërsa Pachulia nuk figuronte as në pankinë për shkak të një dëmtimi. Simons ishte njeriu që duhej të zëvendësonte Leonard por pavarësisht tentativave të tij, dyshja Curry-Green e zhvlerësoi totalisht. Pas 18 minutave lojë Golden State regjistroi plot 54 pikë dhe ky ishte momenti kur Spurs u dorëzuan duke menduar për ndeshjen e tretë që do të zhvendoset në “AT & T Center” ku San Antonio shpreson të ketë në dispozicion Leonard dhe gjithashtu të fitojë Aldridge, i cili vazhdon të vuajë momentin e keq psikologjik. 29 janë pikët personale të Steph Curry në këtë duel, i ndjekur ngaMcCaë me 18 dhe Durant me 16.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...