Në Kosovë udhëheqin në zgjedhje LDK dhe PDK, në Maqedonin e Veriut BDI

Date:

Nga rezultatet e deritashme të publikuara në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Deçani, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Leposaviqi, Lipjani, Novobërda, Obiliqi, Peja, Skënderaj, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Zubin Potoku, Zveçani, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi e Mitrovicë e Veriut do ta zgjidhin çështjen e kryetarit që sot.

Prej 19 komunave ku sipas rezultateve të deritashme nuk do të ketë balotazh, Lëvizja Vetëvendosje nuk fiton në asnjërën. Sipas këtyre rezultateve që tregojnë komunat ku s’pritet të ketë balotazh, PDK-ja prin nga partitë shqiptare. Ajo është e para në Ferizaj, Mitrovicë të Jugut, Skënderaj, Kaçanik e Han të Elezit.

LDK-ja, ndërkaq, sipas këtyre rezultateve, do të fitojë pa balotazh në Pejë e Lipjan, ndërsa AAK-ja në Deçan e Suharekë.

Deri sa në Kosovë fitues janë LDK dhe PDK, në Republikën e Maqedonisë së Veriut fituese e zgjedhjeve është Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit.

Kryetari i partisë Integrimi Demokratik për Integrim , Ali Ahemeti, tha se kanë fituar që në raundin e parë në komunën e Likovës, Pllasnicë dhe Sarajt.
Sipas tij, BDI-ja deri më tani udhëheq në Tetovë, Çair, Kërçovë, Strugë, Zhelinë, Tearcë, Bogovinë, Haraçinë, Dollnen.
Ndërsa shkojnë në Balotazh në Dibër. Në Gostivar ai tha se presin ende. Ndërsa edhe në Çashkë shkojnë në rreth të dytë po ashtu edhe në Vrapçisht.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...