Qeveria e Serbisë, përkatësisht Ministria e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, është në proces të lidhjes së marrëveshjes me Bangladeshin, Vietnamin dhe Guatemalën, e cila do të lehtësonte ardhjen e punëtorëve nga këto vende në Serbi.
Siç u tha, për këtë është diskutuar në mbledhjen të javës së kaluar, ku ndër të tjera Ministri i Punëve të Jashtme ka kërkuar nga Ministria e Punës listën e fushave në të cilat Serbia ka nevojë për fuqi punëtore. Bangladeshi me më shumë se 160 milionë banorë dhe Vietnami me gati 100 milionë mund të jenë burim i pashtershëm i punës për Serbinë, por pyetja është se në çfarë kushtesh.
Kujtojmë se edhe në Serbi ikja e fuqisë punëtore nga Serbia drejt vendeve perëndimore është në shifra të mëdha.

