Paralajmërohet hapja e një banke për diasporën në Kosovë

Date:

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare me seli në SHBA. Ata patën një kërkesë specifike për guvernatorin.

Kërkuan që të hapet një bankë për pjesëtarët e diasporës.

“Në takimin e zhvilluar u diskutua mundësia e investimit në sektorin bankar të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës nga ShBA-ja shprehën gatishmërinë për fillimin e procedurave për hapjen e bankës së diasporës në Kosovë”, thuhet në njoftim. Nga ana tjetër guvernatori Mehmeti mirëpriti këtë iniciativë duke i informuar më në detaje përfaqësuesit e këtij rrjeti, me kërkesat ligjore të BQK-së për licencimin e një banke./www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...