Partia ekstreme serbe “Zavetnici”: Kurti po ndan mjete për Luginën, kjo e rrezikon Serbinë

Date:

Partia serbe “Zavetnici” njihet për qëndrimet e saja radikale ndaj Kosovës dhe nuk e fsheh urrejtjen ndaj shqiptarëve në përgjithësi

Kjo parti ka kritikuar ligjin që ua bën më të lehtë shqiptarëve nga jugu i Serbisë marrjen e dokumenteve të Kosovës
Partia “Zavetnici” vlerësoi sot se ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin e Kosovës për shtetësinë, të cilat do t’ua lehtësojnë shqiptarëve nga Presheva dhe Bujanoci marrjen e dokumenteve të “shtetit të rremë të Kosovës”, paraqesin “një demonstrim tjetër të politikës së Shqipërisë së Madhe” të Prishtinës dhe pretendimeve të saj territoriale ndaj jugut të Serbisë”.

Në një deklaratë, partia vlerëson se regjimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me mbështetjen e Tiranës, ka vite që i ndihmon financiarisht “strukturat shqiptare” nga ato komuna dhe inkurajon “aksionin e tyre politik subversiv kundër Serbisë dhe sistemit të saj shtetëror.”

“Përvetësimi më i lehtë i të ashtuquajturit e shtetësisë kosovare do t’i japë Prishtinës mundësinë që ta shfrytëzojë statusin e pakicës shqiptare në jug për shantazhe shtesë të Serbisë për çështjen e Kosovës dhe Metohisë dhe ndërhyrje në punët e saj të brendshme. Qëllimi përfundimtar është destabilizimi i kësaj zone dhe integrimi gradual i saj me të ashtuquajturat përmes Kosovës deri në kufijtë e Shqipërisë së Madhe”, thuhet në njoftim.
Zavetnici u bënë thirrje institucioneve serbe që t’i kushtojnë vëmendje këtij problemi dhe t’i përgjigjen në kohën e duhur “çdo aktiviteti që synon cenimin e Kushtetutës së Serbisë dhe mosrespektimin e integritetit të saj territorial”.

“Zona e pellgut të Vranjës është jashtëzakonisht e rëndësishme për ruajtjen e sigurisë së Serbisë dhe sigurisë së popullit të saj. Prandaj, shteti duhet të forcojë praninë e institucioneve të tij në këtë zonë, veçanërisht në Vranjë, e cila duhet të jetë barrierë për ekstremizmin e madh shqiptar dhe strumbullar për grumbullimin e serbëve nga të gjitha rajonet jugore”, thuhet në njoftim.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...