Pas ndalesës nga Serbia për të vizituar Preshevën ministrat e Kosovës, sot Kosova e ndalon Petkoviqin

Date:

Petar Petkoviqit, drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, i është ndaluar hyrja në Kosovë, raportojnë mediat në shtetin fqinj verior.

Ky është ndalimi i pestë që nga fillimi i vitit që Kosova e ndalon Petkoviqin të hyjë në Kosovë, e i cili është kryenogociator i palës serbe në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.Petkoviq mëngjesin e sotëm ka qenë në vendkalimin kufitar në Merdare, por i është penguar hyrja, thuhet në njoftim që ka bërë e ashtuquajtura Zyre për Kosovën.
Më herët, siç raportojnë mediat në Serbi, Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë më 13 janar, 16 prill, 3 shtator dhe 23 nëntor.

Ditë më parë katër ministrave të Republikës së Kosovës, nga autoritetet serbe u është ndaluar vizita që kishin planifikuar të bënin në Luginën e Preshevës.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...