Pas shumë viteve rikthehet në Preshevë festivali i SHKA mbarëkombtare

Date:

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës, bashkëatdhetarët tanë të cilët po i kalojnë pushimet e tyre në vendlindje, se të premten me datë 04.08.2017 do të mbahet Festivali i Shoqërive Kulturore Artstike mbarëkombëtare.

Qytetet pjesëmarrëse në këtë Festival do të jenë Tirana, Prishtina, Shkupi, Gjirokastra, Kaçaniku dhe nikoqiri Presheva.

Me fillim nga ora 17:00 nëpër rrugët e qytetit do të defilojnë pjesëmarrësit e Festivalit, me ç’rast Preshevës do t’i rikthehet tradita e dikurshme e organizimeve kulturore.

Më pas, me fillim nga ora 18:00 në oborrin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” do të mbahet programi qëndrorë artistik, ku Shoqëritë Kulturore Artistike do të performojnë me këngët dhe vallet tradicionale të rretheve prej nga vijnë.

Me këtë rast, kryetarja e komunës, znj. Ardita Sinani fton të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës që të vijnë në masë sa më të madhe dhe të shijojnë programin me këngë e valle me tradita kombëtare të Shoqërive pjesëmarrëse në këtë Festival./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...