Start Kulturë Paviloni i Kosovës në Bienale, u rendit në 10-shen më të mirë

Paviloni i Kosovës në Bienale, u rendit në 10-shen më të mirë

0

Kosova, edhe këtë vit pati pavilonin e saj në Bienalën e Venedikut.
Artisti Alban Muja solli projektin e tij që rikthehej në histori si një thirrje për të mos e harruar të kaluarën.

Përmes tri videoinstalcioneve ai solli një retrospektivë të tri ngjarjeve që kanë ndodhur 20 vite më parë, e që përveç se janë histori personale, zbërthejnë edhe memorien kolektive duke vënë në pyetje edhe ndikimin që kanë imazhet dhe mbulimi medial, sidomos gjatë luftërave dhe konflikteve.

E duket se punimi i artistit që i jepte zë refugjatëve shqiptarë të 1999-tës është vlerësuar edhe ndërkombëtarit.

Faqja artsy në vlerësimin e 10 paviloneve më interesante të kësaj Bienale ka zgjedhur edhe atë të Kosovës me historitë e rrëfyera. /Prive.al

Keine Kommentare

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Exit mobile version