Kuvendi Bullgar do të diskutojë sot për propozimin francez dhe heqjen e vetos ndaj Maqedonisë

Date:

Kuvendi Kombëtar i Bullgarisë sot pritet të diskutojë për miratimin e vendimit me të cilin do të kalojë propozimi i presidencës franceze me Bashkimin Evropian për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, transmeton Portalb.mk.

Kjo pason pasi dje anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Bullgarisë debatuan për tre orë e gjysmë për tri zgjidhjet e propozuara për zgjidhjen e kontestit maqedono-bullgar. Pas debatit, Komisioni mbrëmë e miratoi propozimin e liderit të “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, për zgjidhjen e marrëdhënieve Sofje-Shkup.

Sipas BGNES, propozimi është miratuar me votat e GERB-it dhe DPS-së dhe dokumenti i votuar është bazuar në propozimin francez. Partitë “Ka një popull të tillë”, BSP dhe “Prerodba” thanë se nuk do ta mbështesin vendimin sepse dallon nga ai që deri tani e ka miratuar Parlamenti bullgar. Në të njëjtën kohë, ITN theksoi se debati në Komisionin është i pakuptimtë, sepse kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski tashmë e ka refuzuar propozimin.

Me propozimin francez parashikohet që Kuvendi Kombëtar t’i japë mandat qeverisë të miratojë propozimin e presidencës franceze për ndryshimin e projekt-kornizës së negociatave dhe heqjen e vetos ndaj RMV-së.

Propozimi i “Bullgarisë Demokratike” parashikon që ajo të bëhet nën 4 kushtet:

  • rafinimi i tekstit për të siguruar hyrjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut;
  • asgjë në procesin e anëtarësimit të Shkupit në Bashkimin Evropian nuk mund të interpretohet si njohje bullgare e ekzistencës së “gjuhës maqedonase”;
  • të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet kriter horizontal deri në përfundimin e negociatave të Shkupit me BE-në;
  • rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë të bëhet publik në procesin e negociatave.

Dje, presidenti francez Emmanuel Macron, vendi i të cilit aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian, tha se ishte në pritje të një vendimi përfundimtar nga parlamenti bullgar mbi propozimin për të zhbllokuar të drejtën e vetos në bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Ai tha në një konferencë shtypi pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel se besonte se ishin afër një marrëveshjeje që Shkupi dhe Tirana të ecin përpara me negociatat.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...